Lajme

Ministri Zemaj u drejtohet qytetarëve për diten botërore të diabetit

Të nderuar pacientë me diabet,

Në Ditën botërore të Diabetit, 14 Nëntorit, për shkak të pandemisë, të kufizimeve me masat anti Covid, nuk do të jemi bashkë në sheshet tona për sensibilizimin e rrezikun nga diabeti.

Nëpërmjet përpilimit dhe plotësimit të listës esenciale të barnave, do të inkorporohen edhe fletëzat për matjen e glikemisë dhe sigurimi i pompave për insulinë, me qëllim të ngritjes së nivelit të trajtimit të diabetit. Në veçanti do të kemi kujdes për të rinjtë me diabet tip 1.

Është iniciuar Grupi punues për udhëzuesin “Terapia injektibile te diabeti” për trajtimin e avancuar, të bazuar në përvojat më të mira dhe do të lehtësoj kriteret për furnizimin me insulinë.

Në kohën më të përshtatshme, me përfaqësuesit e Shoqatave të Pacientëve me Diabet, do të diskutoj për masat e ndërmarra dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të trajtimit të kësaj sëmundjeje.

Kujdes nga virusi Covid 19, së bashku do t’ia dalim!

Related Articles

Back to top button